Cakaj falënderon FSK-në: Humanizëm i lartë dhe profesionalizëm mbresëlënës

“Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më të lartë””

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj i ka falënderuar sot Forcat e Sigurisë së Kosovës për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës dëshmuar në Shqipëri

“Mes konsideratave më të larta e falënderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës. Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më të lartë”, shprehet Cakaj.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjës kombëtare.

“Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj radhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha”, tha ministri Cakaj.

Back to top button