Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

“Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë”

Shqipëria i dorëzoi Bosnjës kryesimin e Kartës së Adriatikut. Në aktivitetin përmbyllës të kryesimit, ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj kërkoi që pjesë e A5 të bëhet edhe Kosova.

Cakaj tha se nuk shikon asnjë arsye objektive që Kosova të mos jetë anëtarë e Kartës së Adriatikut.

Ne duhet të kemi një qasje pro aktive ne rajon. Kjo do të thotë se kjo kartë do ti hapë dyert e saj për ato vende që kanë dëshirë që të jenë pjesëmarrëse, jo vetëm në këtë kartë, por edhe vlerat që ajo sjell. Në mënyrë automatike do të thotë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë kartë.

Kosova është pjesë e platformave më të rëndësishme rajonale, por shërben si një anëtar i vlefshëm në koalicione global ndaj DEASH. Kështu që nuk shikojmë asnjë arsye objektive pse Republika e Kosovës nuk duhet të ketë anëtarësim të plotë në kartën e Adriatikut dhe SHBA. Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.”, tha Cakaj/oranews.

Back to top button