"Sfida ynë është më e madhe se zbatimi i 50 marrëveshjeve"

“Sfida ynë është më e madhe se zbatimi i 50 marrëveshjeve”

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj sonte ka folur për taksën në rrugën e Kombit.

Edhe pse i rezervuar të flasë për këtë çështje, diplomati Cakaj ka thënë në emisionin “Tempora” se vendosja e taksës ekziston në shumë vende të botës dhe nuk e ndanë Kombin, shkruan oranews.

“Taksa e rrugës ka ardhur si nevojë për përmirësimin e infrastrukturës të asaj rruge. Ekzistojnë të gjitha  vlerësimet e ekspertëve të mirëbazuara pse ajo është vendosur. Por taksa e rrugës nuk mund të interpretohet si ndarja e kombit. Nëse ne e zhvendosim një doganë të Kosovës në Portin e Durrësit kjo nuk konsiderohet si zgjerim i bashkëpunimit, apo ju e keni mendjen të kritikoni siç është taksa e rrugës.”, ka thënë Cakaj.

Ai më tutje ka shtuar se sfidë më e madhe zbatimi i marrëveshjeve.

“Nëse shqiptarët e kanë vetëm këtë problem në barriera unë jam shqiptari më i lumtur në Shqipëri, se besoj se sfida ynë është më e madhe se zbatimi i 50 marrëveshjeve.”, ka thënë më tutje Cakaj.