Cakaj: Të gatshëm të nisim punën për zhbërjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Cakaj: Kemi një kufi simbolik, e realisht nuk duhet të ketë kufi fare

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Thaçi i shprehu falënderime për kontributin e tij dhe të Shqipërisë.

Cakaj falënderoi për ndihmën e madhe që i ofruan Shqipërisë pas tragjedisë së 26 nëntorit. Cakaj u shpreh se me këtë u dëshmua se ndonëse jemi dy shtete, jemi një komb i vetëm.

Ai ripotencoi se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqet.

“Jemi të gatshëm të nisim punën me të gjitha grupet punuese për zhbërjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Dhe po ashtu për krijimin e një hapësire të lirë te qarkullimit te kapitaleve e burimeve njerezore.  Duhet të jetë më shumë çështje e hapave teknik, sesa e diskutimeve politike”, tha ai./21Media

Back to top button