Joshua në luftë për tituj

Joshua në luftë për tituj

Anthony Joshua do të udhëtojë për në Lindjen e Mesme më 7 dhjetor, në përpjekje për të rikthyer tre nga katër titujt e tij nga Andy Ruiz Jr. Sipas The Telegraph, përmes një njoftimi zyrtar është konfirmuar se Joshua do të përballet me Ruiz për titujt IBF, WBA dhe WBO në Riad të Arabisë Saudite, pasi që autoritetet e këtij vendi i kanë ofruar rreth 100 milionë dollarë vetëm që rimeçi të zhvillohet atje.

Kishte edhe opsione tjera. Një ofertë i erdhi edhe nga autoritetet e Dubait, përderisa edhe stadiumi i Cardifit ishte gjithashtu në garë për ndeshjen e shumëpritur, pasi Ruiz mposhti Joshuan në Madison Square Garden në New York më 1 qershor, në një nga ndeshjet më të njohura në historinë e boksit në pesha të rënda, transmeton rtv21.tv

Më 1 qershor, britaniku Anthony Joshua, i cili deri atëherë mbante titullin e kampionit, është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz. Dueli u zhvillua në “Madison Square Garden”. Në raundin e shtatë, në momentin e parë kur Joshua u hap për të shkëmbyer goditje, Ruiz ishte më i shpejt dhe mori avantazhin, për të nokautuar edhe dy herë të tjera gjigantin britanik./21Media