U dekretua data e zgjedhjeve për pushtetin lokal

U dekretua data e zgjedhjeve për pushtetin lokal

Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen më 30 qershor 2019.

Pak minuta pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi doli nga presidenca, zyra e shtypit e këtij institucioni njoftoi vendimin e presidentit.

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

“Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”, thuhet në dekretnin që mban numrin 10928 dhe u firmos më 5 nëntor 2018. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Pak ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta mbajti takime konsultative me përfaqësuesit kryesor të partive parlamentare.