Caktohet seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit

Më 14 korrik do të mbahet seancë gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, dy të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit.
Lajmin përportalin rtv21.tv e ka konfirmuar zyrtarja ligjore e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha.
“Ju njoftoj se seanca gjyqësore për të pandehurit D.K. dhe A.S. është caktuar më datë 14 korrik 2022 dhe do të fillojë në ora 10:00”, ka thënë Hoxha për rtv21.tv.
Më 22 gusht të vitit 2021 ishte njoftuar se një 18-vjeçare ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt. Bëhej fjalë për Marigona Osmanin. Të dyshuar për këtë vrasje janë Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu./21Media

Back to top button