Caktohet Seanca Gjyqësore për Selimin, Lushtakun dhe Demakun

Seanca gjyqësore do të mbahet më 20 qershor në Pallatin e Drejtësisë

Avokati, Tomë Gashi ka njoftuar se Gjykata Supreme e Kosovës, ka caktuar Seancën Gjyqësore për, Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Jahir Demakun.

“Për të vendosur lidhur me ankesat e avokatëve, Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancë të Kolegjit për datën 20.qershor 2017 në Pallatin e Drejtësisë për këtë rast”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu ka thënë se sa i përket Gjeneral Sylejman Selimit rasti ka të bëjë me një pikë të aktakuzës në të ashtuquajturin ”Drenica I” për të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa me ankesë të Prokurorit të Eulex-it Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë e ka shpallur fajtor.

“Këtë rradhë shpresojmë se drejtësia do të fitoj dhe se Sylejman Selimi dhe të tjerët do të shpallen përsëri të pafajshëm”, ka thënë në fund Gashi./21Media

Back to top button