Bebe arriti të rrëmbejë një çmim

Bebe arriti të rrëmbejë një çmim

Mbrëmë në Qendrën Prudentiale në Newark të New Jerseyt, është mbajtur një nga ngjarjet më të mëdha të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards.

Sebastian Maniscalco ka qenë nikoqiri i edicionit të 36-të të kësaj ceremonie, ndërsa ishin të nominuara edhe tri artistet shqiptare: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers, Bebe është shpërblyer si “Kënga më e mirë ritmike”.

Në një postim që bëri më vonë Bebe është shprehur e lumtur dhe ka falënderuar adhuruesit e saj.

Kur e fiton çmimin e parë në VMA, faleminderit MTV, The Chainsmokers. Adhurues ju dua”, ka shkruar Bebe./21Media