Dua falënderuese që yjet botërore po e përkrahin "Sunny Hill Festival"

Dua falënderuese që yjet botërore po e përkrahin “Sunny Hill Festival”

DJ i njohur me famë botërore, Calvin Harris do të performojë në “Sunny Hill Festival” që do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht të këtij viti në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram. “Shumë e lumtur të tregoj që Calvin Harris është njëri ndër artistët kryesor që do të performojë këtë vit në Sunny Hill Festival në Prishtinë më 2,3 dhe 4 gusht. Jam shumë falënderuese për të gjithë miqtë e mi që do të vijnë në Kosovë, për ta bërë këtë të mundur, duke na përkrahur neve dhe rininë e Kosovës për një të ardhme më të mirë së bashku.”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e videos së publikuar.

“Sunny Hill Festival” që nga 20 qershori ka filluar të zbulojë emrat e artistëve që do të përformojnë në këtë festival, dhe ata janë: Njomza, DJ Generik, Kida, Ledri Vula, Cole3trane si dhe së fundmi u zbulua edhe emri i DJ më të njohur në botë, Calvin Harris.

Image may contain: 1 person, beard and text

Image may contain: 1 person, text

Image may contain: 1 person, text

Image may contain: 1 person, text

Image may contain: 1 person, text

Pas edicionit të parë, me mbi 40 artistë të huaj dhe lokal, duke përfshirë edhe emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore si:  Dua Lipa, Action Bronson, Gashi dhe Matin Garrix mes tjerëve, “Sunny Hill Festival” këtë vit pritet të sjell emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike. Edhe këtë vit, festivali do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Edicioni i parë i “Sunny Hill Festival”  bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, duke marrë ballinat e gazetave prestigjioze si: “New York Times”, “The Guardian”, “Vogue”, “MTV”, “BBC”, “Reuters”, “New Musical Express” dhe dhjetëra media tjera me peshë./21Media