Camavinga ndryshon numrin e fanellës te Real Madridi

Eduardo Camavinga e ka larguar fanellën me numrin 25, dhe e ka ndërruar atë me numrin 16 për sezonin e ardhshëm 2022/23 në La Liga.
19-vjeçari, i cili veshi 10 gjatë kohës së tij me ish-klubin, Rennes, kishte mundësi të kufizuara kur iu bashkua Real Madridit verën e kaluar dhe përfundoi duke marrë numrin 25, ndërsa vazhdoi të bënte 40 paraqitje në të gjitha garat.
Megjithatë, me një pjesë të vogël të lojtarëve që largohen nga Reali këtë verë, disa fanella të tjera janë bërë të lira dhe “AS” raporton se Camavinga ka kaluar në 16.
Luka Jovic e veshi atë numër sezonin e kaluar, por që atëherë është larguar për te Fiorentina. Gjatë para-sezonit ai iu dorëzua Alvaro Odriozolas së rikthyer, i cili pritet të kalojë në numrin 12, që e la pas Marcelo.
Kohëve të fundit, lojtarët që kanë veshur fanellën me numrin 16 përfshijnë Borja Mayoral, i cili u largua për në Getafe këtë verë, si dhe James Rodriguez, Mateo Kovacic dhe Lucas Silva.
Në anën tjetër, Aurelien Tchouameni ka marrë fanellën me 18 që la pas Gareth Bale dhe 22-shin e Iscos e ka marrë Antonio Rudiger.

Back to top button