Cameron dhe Benji mbrojnë privatësinë e të voglës së tyre

Cameron dhe Benji mbrojnë privatësinë e të voglës së tyre

Cameron Diaz është bërë nënë në moshën 47-vjeçar. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin  Raddix.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj, kitaristi Benji Madden, lajmin e bënë të ditur me anë të një postimi në Instagram, shkruan rtv21.tv

Gëzuar Vitin e Ri nga familja jonë. Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe falenderues të fillojmë këtë dekadë të re duke dhënë lajmin se vajza jonë Raddix Madden ka ardhur në jetë. Ajo na ka marrë zemrat dhe e ka plotësuar familjen tonë. Teksa jemi shumë të lumtur që e ndajmë këtë lajm, ndjejmë edhe një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk do postojmë foto të saj apo të nxjerrim më shumë detaje, përveç faktit që ajo është shumë e lezetshme. Disa mund të thonë se ajo është perfekte. Nga familja jonë tek juaja ju dërgojmë urimet më të mira për Vitin e ri”, shkroi Cameron.

Aktorja dhe kitaristi janë në lidhje qe 7 vjet. Një vjet pasi filloi lidhjen, Cameron u tërhoq nga industria e filmit, me arsyetimin se ishte e detyruar ta bënte që të pauzoj./21Media