Dy ditë nga ceremonia e "Grammy Awards"

Dy ditë nga ceremonia e “Grammy Awards”

Në prag të ceremonisë të ndarjes së çmimeve “Grammy”, shumë artistë që janë të nominuar në kategori të ndryshme po japin intervistat e tyre të fundit para natës së madhe.

Edhe Camila Cabello ashtu si shumë prej kolegëve të saj artistë është mjaft e emocionuar dhe shpreson të jetë fituese në të paktën 1 prej nominimeve të saj.

Camila në një intervistë të dhënë së fundmi ka premtuar se nëse do e fitojë këtë çmim, ajo së bashku me partnerin e saj, Shawn Mendes, do të dalin me të brendshme për të marrë çmimin.

Nëse unë dhe Shawn do të fitojmë do të ngjitemi për të marrë kupën duke veshur vetëm të brendshme, megjithëse do të më duhet të bëj shumë palestër para se të bëj këtë gjë”, tha ylli i hitit “Senorita”.

Kujtojmë se një veprim të tillë e kanë bërë edhe pjesëtarët e grupit “Twenty One Pilots” 3 vjet më parë kur fituan në të njejtën kategori./21Media