Artistët shëtisin rrugëve duke mbajtur duart

Artistët shëtisin rrugëve duke mbajtur duart

Këngëtarët e njohur me famë botërore, Camila Cabello dhe Shawn Mendes i kanë vënë më shumë zjarr zërave se ata janë në një lidhje, pasi që u panë rrugëve të qytetit duke mbajtur duart.

Që të dy artistët ishin veshur në rroba sportive, pasi ishin nisur për të ngrënë drekë, përcjell rtv21.tv

Camila dhe Shawn që kur publikuan këngën “Seniorita” janë përfolur për një lidhje dashurie, për të cilën ata e kishin mohuar. Megjithatë, në këto fotografi të shkrepura nga paparacët Camila dhe  Shawn shihen shumë të lumtur afër njëri-tjetrit teksa mbajnë duart.

image

image

Nuk dihet nëse këtë gjest artistët e kanë bërë për t’i hutuar paparacët, apo me të vërtetë ata kanë filluar një lidhje dashurie.

“Seniorita” është projekti i fundit muzikor i këngëtarëve që është publikuar më 20 qershor, dhe që deri më tani numëron mbi 195 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media