Ata performuan së bashku hitin e tyre

Ata performuan së bashku hitin e tyre

Pas më pak se dy javë nga performanca e tyre në skenën e MTV Video Music Awards, Shawn Mendes dhe Camila Cabello, thyen kufijtë me romancën e tyre.

Cabello, 22-vjeçare, e surprizoi të dashurin e saj në Toronto të Kanadasë, të premten, dhe performuan së bashku duetin e tyre. Kur u ndalën dritat në fund të këngës, Mendes, 21-vjeçar, ia dhuroi një puthje të ëmbël artistes në faqe, shkruan People, transmeton rtv21.tv

Kjo është performanca e tyre e dytë live, ani pse ata u munduan t’ju shmangen pyetjeve për lidhjen e tyre muajt e fundit.

Hera e parë kur ata e performuan këtë këngë bashkë ishte në MTV VMA, në skenën romantike të këtij eventi.

“Senorita” u publikua në muajin qershor dhe numëron mbi 562 milionë klikime./21Media