Çka po zihet mes Canit dhe Demetit?

Çka po zihet mes Canit dhe Demetit?

Aktori më i pashëm turk, Can Yaman, vazhdimisht është në qendër të mediave rozë. Ka kohë që po përflitet për raportin e tij me aktoren e mirënjohur turke, Demet Ozdemir, përkrah së cilës luante në serialin “Erkenci Kus”. Që nga përfundimi i serialit në mediat turke u tha se çifti e vazhdoi lidhjen edhe jashtë serialit, por një gjë e tillë nuk nxiti reagimin e palëve të përfshira.

Cani së fundi dha një deklaratë nxitëse. Ai tha se me Demetin janë çifti më i lumtur, se kanë të njejtën energji. Ai tha se do të pranonte edhe role të tjera me të dhe tha se këto role do të nxisnin kurreshtjen e audiencës, transmeton rtv21.tv

Në mediat turke qarkulloi lajmi se ata ishin bashkë në pushime dhe se për lidhjen e tyre ishin të informuara edhe familjet e tyre./21Media