Që nga fëmijëria, Cana ia mëson të birit vendet historike

Që nga fëmijëria, Cana ia mëson të birit vendet historike

Ish- kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, i cili është i martuar me modelen italiane, Monicën ka një djalë të quajtur Bojken.

Pas pensionimit nga futbolli, Cana po kalon më shumë kohë me familjen dhe Bojkenin, me të cilin po publikon fotografi në rrjete sociale.

Sot ai me të birin, kanë vizituar një vend historik shqiptar, që siç duket edhe pse i vogël në moshë, që nga tani ish-kapiteni fillon t’ia mësojë vendet historike, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës, nga i cili Cana ka publikuar një imazh të bukur në Instagram me Bojkenin.

Ndryshe, Lorik Cana dhe Monica janë martuar 4 vjet më parë./21Media