Hapi i radhës i Canit dhe Demetit

 Hapi i radhës i Canit dhe Demetit

Aktorët e njohur, Demet Ozdemir  në rolin e “Sanemit” dhe Can Yaman në rolin e “Canit” kanë rrëmbyer zemrat e fansave me rolet e tyre në serialin “Erkenci Kus”, një nga serialet turke më të shikuara aktualisht.

Për dyshen po komentohet aq shumë se ka vazhduar lidhjen edhe jashtë serialit, megjithatë ata ende nuk i kanë mohuar dhe as pohuar këto deklarata.

Por, para një muaji ajo që ka ngjallur reagime është komenti që Cani i ka dhënë Demetit në një fotografi të publikuar në Instagram.

Me këtë veprim “Cani” tregon se a është në lidhje me “Sanemin” jashtë serialit

Kurse, tani siç raportohet në mediat turke çfti kanë kaluar pushimet së bashku. Ata madje kanë njoftuar njëri-tjetrin me familjet e tyre.

Kujtojmë se 29-vjeçari ka prejardhje shqiptare dhe është i njohur për rolet e tij edhe në serialet “Inadina Ask”,  “Dolunay” e shumë seriale tjera./21Media