Nuk dihet ende nëse, Cannavaro do të jetë trajner i përkohshëm, apo për një projekt afatgjatë

Loading...

Nuk dihet ende nëse, Cannavaro do të jetë trajner i përkohshëm, apo për një projekt afatgjatë

Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane është zyrtarizuar si trajner i ri i Kinës.

Fabio Cannavaro është emëruar trajneri i ri i Kinës, duke zëvendësuar pikërisht, Marcelo Lippin që dha dorëheqjen në muajin janar, pas eliminimit nga Kupa e Azisë.

Ish-mbrojtësi kampion bote me Italinë, ka marrë drejtimin e përfaqësueses kineze.

Nuk dihet ende nëse, Cannavaro do të jetë trajner i përkohshëm, apo për një projekt afatgjatë, por është e sigurt që 45-vjeçari do të drejtojë Kinën në turneun miqësor që starton të martën e ardhshme.