Capello akuzon Realin

Ish-trajneri i ‘Los Blanos’ ka drejtuar akuza të rënda për futbollistët e Realit

Fabio Capello mendon që Lionel Messi është shënjestër e futbollistëve të Real Madridit në çdo El Clasico dhe ndërhyrjet ndaj tij i cilëson si kriminale.

Messi që ishte hero i Barcelonës me dy gola në ndeshjen e mbrëmshme, u faullua shumë herë nga futbollistët e Realit dhe një ndër ndërhyrjet më të ashpra ishte ajo e Sergio Ramos i cili u përjashtua me karton të kuq.

Capello që është analist në Fox Sports Italia gjatë rrjedhës së ndeshjes ka komentuar ndërhyrjet ndaj argjentinasit.

“Sa herë që një El Clasico luhet në Bernabeu, ata mundohen ta lëndojnë Messin dhe gjithnjë përfundojnë me karton të kuq”, ka thënë ai.

“Shikojeni ndërhyrjen e Ramosit! Ajo është kriminale, një faull i pastër. Kartoni i kuq ishte më se i drejtë”, ka shtuar ai.

Capello ka drejtuar Realin në dy raste dhe të dyja herët ka arritur të fitonte titullin e kampionit në La Liga.

Back to top button