Reperi i njohur Capital T, po shijon majat e suksesit të tij

Reperi i njohur Capital T, po shijon majat e suksesit të tij

Capital T duket se po merr gjithçka që ka dëshiruar ndonjëherë dhe së fundmi ka arritur edhe 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram.

Ai ka falënderuar adhuruesit e tij nëpërmjet një shkrimi, poashtu në Instagram, shkruan rtv21.tv

“Ja kena nisë prej zeros. Faleminderit 1 milion, rrugë e gjatë e mbushur me dashni e momente t’pa harrueshme bashkë, pa ju krejt suksesi jem skish pas kuptim, vazhdojmë bashkë ma t ‘fortë se kurrë”, shkroi reperi.

Ndryshe, “Sytë e tu” është kënga e fundit e reperit, e publikuar dy ditë më parë. Deri më tani videoklipi i këngës ka arritur të klikohet mbi 780 mijë herë në kanalin YouTube./21Media