Ditë e veçantë për reperin

Ditë e veçantë për reperin

Reperi i njohur, Capital T sot feston ditëlindjen e tij të 28- të. Capital T, është një nga këngëtarët më të njohur dhe të dashur të skenës së muzikës shqiptare dhe njëkohësisht një nga reperët, i cili është aktiv me projekte të reja.

Me muzikë filloi të merret shumë herët, kështu reperi numëron një numër të madh të projekteve si solo ashtu edhe bashkëpunime.

Bashkëpunimi i parë i tij është me dajen e tij, 2po2 i titulluar “Shopping”. Capital T ka bashkëpunuar edhe me emra të njohur si: Dafina Zeqirin, Adelina Thaqin, Besnik Qakën, Mc Kreshën e disa të tjerë.

Sa i përket jetës së tij jashtë muzikës, Capitali di të jetë i rezervuar kështu duke mos zbuluar shumë nga jeta e tij private.

Ndryshe, në muajin shkurt reperi ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Kujtimet”, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip për të cilin është përkujdesur “Imagine Films”. Ndërkohë reperi ka paralajmëruar edhe projektin e tij të radhës. /21Media