Edhe vet Capital T e konfirmon ndërprerjen e koncerit të tij nga policia

Edhe vet Capital T e konfirmon ndërprerjen e koncerit të tij nga policia

Para pak ditësh burime të rtv21 nga Policia konfirmuan se me 9 gusht ishte ndërprerë koncerti i Capital T në një prej lokaleve në Podujevë, si dhe ishte arrestuar pronari i lokalit. Kjo për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë, shkruan rtv21.tv

Sa i përket kësaj sot ka reaguar edhe vet reperi përmes një postimi në Insatgram, ku ka publikuar edhe një video nga koncerti.

“Po bojna shumë zhurmë Faleminderit prej zemres krejt njerzve qe ishin te pranishëm , kurgjo su kon n’dorën tonë edhe t menagjmentit ‘ kom prit rreth 40 min mbrapa mos po ndryshon diqka po urdhni ka qenë i prerë me prish nejën me pretendim se ambienti ka leje deri në ora 23:00 normal që kur ti bojsh nejat ma t forta n shqiptari kqyrin me t nal diqysh ‍♂️ po its too late”, ka shkruar Capital.

Ndryshe reperi ishte aktiv gjatë kësaj vere ku publikoi disa këngë të cilat u shndërruan në hite, si ripërpunimi i këngës “Hatixhe”, këngën “Andinamo” në bashkëpunim me Adrian Bujupin e të tjera./21Media