Capital T po vjen me album të ri

Capital T po vjen me album të ri

Viti 2020 për rep-artistin e mirënjohur, Capital T do të jetë mjaft i veçantë, pasi që ai do ta sjell albumin e tij të ri, shkruan rtv21.tv

Ky është albumi i katërt me radhë i tij e për t’ia vendosur titullin reperi ka kërkuar ndihmën e ndjekësve në Instagram.
“Nëse ishe kan Kapo qysh e kishte titullu albumin”, ka shkruar në Instagram ku u ka lënë hapsirë fansave të përgjigjen.

Capital T më 23 nëntor ka publikuar projektin e tij  “Akull” tekstin e të cilit e ka shkruar vet artisti, muzikën e ka bërë BO Beatz dhe Cano Milano, mix/masterin Lorenc Alija, kurse videoklipin Imagine Films.

Por, kjo këngë pak ditë pas publikimit ishte fshirë nga YouTube. Kjo meqë ai ka përdorur motive indiane, një pjesë e këngës është e shkëputur nga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të famshëm të BollyWood-it “Ek Villain”. Ndërsa para dy dite kënga është rikthyer në YouTube. /21Media