Pas koncertit, Capital T i dedikon këto fjalë të gjithë miqve të tij

Pas koncertit, Capital T i dedikon këto fjalë të gjithë miqve të tij

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, para disa ditëve mbajti koncertin e tij të parë recital në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, shkruan rtv21.tv

Capital T ka falenderuar të gjithë ata që ndihmuan të organizojnë koncertin, i cili konsiderohet si projekti më i madh në karrierën e tij.

“Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat. Faleminderit Alban Skënderaj, Majk dhe Ylli Limani që e ndatë skenën me mua, do jem aty per ju sa herë ju duhem. Faleminderit ekipit me të cilët jemi lidhur si të ishim një familje sepse punuam me zemër dhe suksesi nuk është vetëm i imi edhe pse koncerti ishte i imi. Faleminderit të gjithë juve që ishit aty dhe dëshmuat se shqiptarët kanë potencial të organizojnë diçka të nivelit botëror pa asnjë gabim. Jam shumë i lumtur që ne e bëmë këtë gjë dhe uroj që të ketë edhe më shumë koncerte të tjera nga kolegët e mi, që shumë prej tyre krijojnë muzikë fantastike. Faleminderit që u bëtë pjesë e ëndrrës time”, ka shkruar Capital T në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

— Kurr mos hiqni dore nga andrrat, faleminderit @albanskenderaj @majkaveli e @ylllimani qe e ndate skenen me mu do jem aty per ju sa here ju duhem faleminderit @connext_albania dhe faleminderit ekipit me t’cilet jemi lidh si nje familje sepse punuam me zemer dhe suksesi s’eshte vetem i imi edhe pse koncerti ishte i imi. faleminderit krejt juve qe ishit aty dhe deshmuat se shqiptaret kan potencial te organizojne dicka te nivelit boteror pa asnje gabim, jam shume i lumtur qe ne e beme kete gje dhe uroj qe te kete edhe shume koncerte tjera nga koleget e mi qe shume prej tyre krijojn muzike fantastike 🙏🏻 kisha pase qef me m’tregu ne komente si e keni perjetu #TIMECAPSULE experience dhe faleminderit qe u bete pjese e endrres time. Ju dua KAPO

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Ndryshe, “Sytë e tu” është projekti i fundit muzikor që Capital T ka publikuar më katër gusht. Kënga ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media