Një gjest mjaft human për Bajram

Një gjest mjaft human për Bajram

Besimtarët myslimanë sot festojnë njërën ndër festat e mëdha të tyre, Fitër Bajramin dhe me rastin e kësaj feste shumë fytyra publike urojnë të afërmit dhe miqtë për këtë festë.

Krahas urimit për Bajram, reperi i njohur kosovar, Capital T ka bërë edhe një gjest mjaft human në prag të kësaj feste. Reperi ka marrë tre fëmijë nga qendra e Prishtinës, që dalin rrugës e përmes pastrimit të xhamave të veturave të fitojnë para, duke i marrë me vete, ushqyer, veshur dhe kaluar kohë me ta.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes postimeve në instagram, me ç’rast ka theksuar se këtë gjest nuk e ka bërë për reklamë apo keqpërdorim, por siç ka theksuar me 1 milion arsye që ta motivojë dikë të veprojë ashtu. Ai më tutje është shprehur se duke mos pasur mundësi të bëjë çdo ditë vepra të tilla, të paktën të bëhet në prag të festave, që edhe ata të ndjehen si të gjithë fëmijët tjerë, shkruan rtv21.tv

”Para se gjithash, para se me fillu cfaredo lloj paragjykimi, po du m’i nda disa fjale me ju.
Cdo here qe kaloj ne qender te qytetit, hasi ne fmije qe afrohen me lype ndihme financiare ne kembim te pastrimit te xhamave te vetures. Jo gjithmone, po krejtve na ndodhe edhe me i injoru kta fmije, per shkak te nxitimit apo edhe arsyeve te tjera.
Dje, ne rruge per ne shpi prej studios, ku une isha nise me honger dreke me familje, kta fmije mu afrun te xhami i vetures si cdo here tjeter. Ne moment, prej deshires edhe vullnetit te mire, vendosa me ndrru rrugen edhe i morra disa prej tyne m’i shetite, m’i veshe e m’i ushqy mire. Ne pamundesi me bo cdo dite kete gje, te pakten ne dite feste ku krejt hajme e festojme, e meritojne edhe ata te ndjehen njesoj si cdo fmije tjeter qe rritet ne rrethana ma te mira. Vet fakti qe kta fmije u ndjene mire, m’ka jep knaqsi e motivim mu personalisht qe i kalova disa ore me ta.
Ku ka dicka ma mire, se me bo dikon tjeter te lumtur, e sidomos fmijet, te pakten per nje dite te vetme.
Kjo video osht bo ne shpejtsi, pa kurfar qellime promocionale e keqperdorimi, e me 1 milion arsye per me motivu edhe dikon tjeter me vepru njejte. Vendosa me nda kete gje me juve, t’u shpresu qe secili prej neve qe ka mundsi, e merr mundin me bo m’u ndi mire dikon, e sidomos femijet ne nevoje.
Po shpresoj qe cdo feste qe vjen, na pret mire e ma mire krejt neve, se pari shendeterisht e pastaj me te tjerat, e sidomos ma te vetdijesum per gjendjen e keqe qe e perjetojne femijet e te rinjte e vendit tone.
Me Fat festa e Bajramit te gjithe juve, prej meje, Ibrahimit, Mimozes edhe Raulit”, ka shkruar Capital, krahas video-ve të hedhura në instagram.

Ndryshe, me rastin e Fitër Bajramit shumë VIP-a kanë uruar besimtarët myslimanë./21Media