"Vetëm unë dhe melodia ime"

“Vetëm unë dhe melodia ime”

Reperi i njohur, Capital T, përmes një postimi që së fundmi ka bërë në rrjetin social Instagram ka kritikuar skenën muzikore, duke thënë se ai forcën e vetme e ka muzikën dhe jo propagandën mediatike.

“Muzika është forca ime kryesore, as mediat, as propaganda dhe as mbështetja e njerëzve të industrisë së muzikës, Vetëm unë #TrueKapo dhe melodia ime”- ka shkruar Capital T.

Ndryshe, kujtojmë se Capital T me 27 tetor ka lansuar “MixTape-in” e  ri me 15 këngë, solo dhe bashkëpunime./21Media