Edhe pak ditë kanë mbetur nga koncerti i reperit të njohur

Edhe pak ditë kanë mbetur nga koncerti i reperit të njohur

Reperi i njohur shqiptar, Capital T do të mbajë koncert më 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, shkruan rtv21.tv

Vetëm dy ditë para koncertit reperi është nderuar me një çmim nga qyteti i Krujës, atij i është dhënë titulli “Skëndërbe”.

Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, nga vizita që i ka bërë këtij qyteti, këtë ditë reperi e krahason me periudhën kur ishte fëmijë, teksa ka publikuar edhe një foto nga ajo kohë.

Krujë o qytet i bekuar. Jam tejet mirënjohës dhe i lumtur që qyteti të cilin e kam vizituar më së shumti që kur isha fëmijë, më nderoi sot me këtë çmim. Një thupër e vetme thyhet kollaj por të bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptarët kur janë të bashkuar ngrihen veç lart. Jam i lumtur që Kruja bashkë me historinë që ka mbi supe më bëri sot të ndihem i privilegjuar duke më dhënë titullin “Skëndërbe” dhe Mirënjohjen e Qytetit kështu duke më motivuar për të bërë më shumë. Trim Ademi ju falënderon me zemrën e mbushuir plot emocion, Capital T ju premton që do ta kthejë gjithmonë kokën nga historia e kombit me anë të artit të tij”, ka shkruar reperi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Kruje o qytet i bekuar… Jam tejet mirenjohes dhe i lumtur qe qyteti te cilin kam vizituar me se shumti qe kur isha femije, me nderoi sot me kete çmim. Nje thuper e vetme thyhet kollaj por te bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptaret kur jane te bashkuar ngrihen veç lart… Jam i lumtur qe Kruja bashke me historine qe ka mbi supe me beri sot te ndihem i privilegjuar duke me dhene titullin “Skenderbe” dhe Mirenjohjen e Qytetit keshtu duke me motivuar per te bere me shume. Trim Ademi ju falenderon me zemren te mbushur plot emocion, Capital T ju premton qe do ta ktheje gjithmone koken nga historia e kombit me ane te artit te tij. 🇦🇱 #Proud #WeAlbanians #History #Kruja #Skanderbeg

A post shared by Capital T (@truekapo) on

 Artisti gjithashtu para disa dite është takuar edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Ndryshe, “Sytë e tu” është projekti i fundit muzikor që Capital T ka publikuar më katër gusht. Kënga ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media