Capital T vazhdon kontribimin e tij për Shqipërinë

Capital T vazhdon kontribimin e tij për Shqipërinë

Reperi i njohur kosovar, Capital T pas tërmetit që ndodhi në Durrës po vazhdon me kontribimin e tij për të dërguar ndihma në Shqipëri.

Artisti përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ai është nisur për në Tiranë, për të dhurar pako me gjëra elementare për personat e prekur nga tërmeti.

 

View this post on Instagram

 

RRUGES PER SHQIPERI 💪🏻😔💔

A post shared by Capital T (@truekapo) on

 Artisti edhe gjatë ditës së djeshme ka ofruar ndihmë në Prishtinë për të prekurit nga tërmeti, që kanë nevojë për strehim dhe shpenzime tjera.

Përveç tij, strehim dhe ndihma kanë ofruar edhe, Sabri Fejzullahu, Ledri Vula, Rina Balaj, Genc Prelvukaj, e emra tjerë të njohur të skenës.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet. Në Shqipëri toka është lëkundur përsëri sot në ora 15:46.  Lekundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë. Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe epiqender në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana. /21Media