Capital T në Shqipëri

Capital T në Shqipëri

Reperi i njohur shqiptar, Capital T aktualisht është duke qëndruar afër atyre që u përballen me fatkeqësinë natyrore që e goditi Shqipërinë.

Artisti  është prekur jashtëzakonisht shumë nga ajo se çfarë ka parë atje e disa pamje të shtëpive që i ka shkatërruar tërmeti me pikëllim ai i ka publikaur  në Instagram.

Artisti edhe gjatë ditës së djeshme ka ofruar ndihmë në Prishtinë për të prekurit nga tërmeti, që kanë nevojë për strehim dhe shpenzime tjera.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet.

Në Shqipëri toka është lëkundur përsëri sot në ora 15:46.  Lekundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë. Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe epiqender në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana. /21Media