Capital T shprehu ngushëllime për familjen Qena

Capital T shprehu ngushëllime për familjen Qena

Aktorja e dashur për publikun,  Leze Qena ka vdekur mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare.

Për humbjen e Lezës ngushëllime kanë shkruar emra të njohur nga politika dhe komuniteti artistik.

Në mesin e tyre është edhe reperi Capital T, i cili Lezën e quan legjendë. Ai po ashtu, publikoi edhe një foto tjetër të aktores, bashkë me bashkëshortin e saj të ndjerë, Xhevat Qenën.

“Të ribashkuar në parajsë”, ka shkruar reperi sipër fotografisë.

Leze Qena pas vetës ka lënë një pasuri të madhe në botën e artit kosovar. /21Media