Iftar për 310 persona

Iftar për 310 persona

Reperi i njohur shqiptar, Capital T sot ka shtruar iftar për 310 persona në kuzhinën e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, i cili në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi ku shfaqet pranë reperit.

“Me Trim Ademi Capital T. Trimi sot e dhuroj Iftarin për 310 persona në kuzhinën tonë si dhe ishte bashkë me ne në Iftar”, ka shkruar Kastrati.

Edhe Capital T ka publikuar në Instagram disa fotografi nga iftari që ka shtruar sot në Prizren./21Media