Artisti publikoi pamje nga klipi i ri

Artisti publikoi pamje nga klipi i ri

Rep-artisti i njohur kosovar, Capital T së shpejti do të sjellë projektin e radhës. Sot reperi bëri të ditur se pas dy ditësh do ta publikojë këngën e radhës.

Kënga, e cila do të publikohet të mërkurën në orën 15:15 është pjesë e “SKULPTURË”, shkruan rtv21.tv

Këto detaje rreth publikimit të projektit të radhës, i bëri të ditur Capitali përmes një postimi në instagram, teksa publikoi edhe një pjesë nga videoklipi i këngës së re.

Kujtojmë që, projekti i fundit i Capitalit është “Akull”, i publikuar më 23 nëntor, i cili deri tani në Youtube ka mbi 7 milionë klikime./21Media