Capital T flet për herë të parë

Capital T flet për herë të parë

Rep-artisti i njohur, Capital T  ka folur lidhur me tashethemet për një lidhje dashurie me këngëtaren e njohur, Dhurata Dora.

Reperi i cili në vitin 2016 solli një këngë në bashkëpunim me Dhuratën, në emisionin “N’drrimi i natës”, ka thënë se këto thashemtheme janë të zakonshme kur bashkëpunon me një artiste femër.

“Realisht janë të zakonshme këto kur bashkëpunon me një artiste femër. Ka ndodh edhe më shumë e shumë bashkëpunime tjera në tregun tonë. Kjo me Dhuratën ka ndodhur ndoshta për shkak se jemi dy artistë moshatar dhe kemi raport shumë të afërt dhe njerëzit kanë aluduar në këto baza. Por kjo nuk ka qenë e vërtetë asnjëherë, Dhuratën e kam shoqe shumë të mirë dhe kemi raport shumë të afërt, mirëpo lidhja nuk ka qenë asnjëherë një çështje”, ka thënë Capital T.

Capital T më 23 nëntor ka publikuar projektin  “Akull” tekstin e të cilit e ka shkruar vet artisti, muzikën e ka bërë BO Beatz dhe Cano Milano, mix/masterin Lorenc Alija, kurse videoklipin produksioni Imagine Films.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 3 milionë klikime në Youtube. Ndryshe, viti 2020 për rep-artistin e mirënjohur, Capital T do të jetë mjaft i veçantë, pasi që ai do ta sjell albumin e tij të ri./21Media