Capital T ofron strehim për vëllezërit shqiptarë

Capital T ofron strehim për vëllezërit shqiptarë

Reperi i njohur kosovar, Capital T pas tërmetit që ndodhi sot në Durrës ka njoftuar se po ofron ndihmë në Prishtinë për të prekurit nga tërmeti, që kanë nevojë për strehim dhe shpenzime tjera.

Këtë e bëri të ditur përmes një videos së publikuar në Instagram, ku edhe ka lënë numërin kontaktues.

 “Zoti na ndihmoftë në këto kohë të vështira për të gjithë ne”, ka shkruar reperi poshtë videos së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

KONTAKTONI në +383 45 505 399 / Zoti na ndihmofte ne keto kohe te veshtira per te gjithe ne 🤲🏻😔 #prayforalbania

A post shared by Capital T (@truekapo) on

 Përveç tij, në ndihmë të shqipërisë kanë dal emra të njohur të estradës sonë. Në mesin e tyre është edhe reperi i njohur, Genc Prelvukaj , i cili  shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi e ka ofruar  për familjet që janë prekur nga ky tërmet. /21Media