Capital T ka thyer akullin

Capital T ka thyer akullin

Reperi i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku Capital T është munduar që jetën private ta mbajë gjithmonë larg mediave, shkruan rtv21.tv

Edhe pse ka pasur spekulime të shumta mbi lidhjet e tij të mundshme,  reperin asnjëherë nuk e kemi parë me ndonjë deklaratë për jetën e tij private.

Mirëpo, ai së fundmi e ka thyer akullin dhe mbi një foto të publikuar në Instagram ka treguar se me kë është i dashuruar.

“Në dashuri me natyrën” ka qenë mbishkrimi që reperi i ka lënë fotos së publikuar.

Ndryshe kënga e fundit nga Capital T është “C’est La Guerre” në bashkëpunim me Macron dhe Dj Nika./21Media