Capital T ka paralajmëruar një "super show" më 19 shtator

Capital T ka paralajmëruar një “super show” më 19 shtator

Kanë mbetur edhe pak ditë nga koncerti që reperi i njohur shqiptar, Capital T ka paralajmëruar që do ta mbajë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, shkruan rtv21.tv

Reperi bërë të ditur se do të jetë diçka që nuk është parë me herët në trojet shqiptare.

“Unë me ekipin po punojmë fort që t’ju dhurojmë një super show, po tejkalohen pritshmëritë e secilit prej nesh me gjithë këtë energji pozitive dhe padyshim kjo është diçka që se keni pa ma herët në Trojet tona. A jeni gati ? — 19.09.19”, ka shkruar Capo në Instagram.

Ndryshe, “Sytë e tu” është projekti i fundit muzikor që reperi ka publikuar në fillim të muaji gusht. Kënga ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube./21Media