Kanë filluar xhirimet e filmit

Kanë filluar xhirimet e filmit

Raportohet se Cardi B ka filluar xhirimet për filmin e saj debutues. Fituesja e Grammyt do të paraqitet në filmin “Hustlers”, përkrah Jennifer Lopezit dhe yllit të dramës “Crazy Rich Asians”, Constance Wu.

Filmi i inspiruar nga storia e revistës New York, e vitit 2016, është me regji të Lorene Scafaria. Raportohet se kanë filluar xhirimet e filmit të premten, në qytetin e New Yorkut, transmeton rtv21.tv

26-vjeçarja, Cardi B ka folur hapur për karrierën e saj të mëhershme si striptizere.

Në përgatitje për rolin e saj si striptizere, ajo ka kaluar një dietë ekstreme për 10 ditë pa sheqer, pa karbohidrate dhe është marrë me vallëzim.

Në intervistë për Cosmpolitan, këngëtarja ka thënë se ajo shpreson se rruga e saj drejt famës do t’i inkurajojë femrat e reja të respektojnë striptizeret./21Media