Një ngjarje e veçantë për artistët

Një ngjarje e veçantë për artistët

Lunas Music Awards apo ceremonia e ndarjes së çmimeve për artistët latin, shënoi 18 vjetorin e organizimit të kësaj ngjarjeje me shpërblimin e një disa personaliteteve latine.

Me çmimin kryesor, atë për baladën më të mirë u shpërblye artisti meksikan Carlos Rivera, shkruan rtv21.tv

Në mesin e personaliteteve të pranishme në këtë ceremoni ishte edhe aktorja, njëherësh këngëtarja meksikane, Gloria Trevi.

Për rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje, ka folur këngëtarja, njëherësh tekstshkruesja dhe aktorja Lila Downs, e cila ka thënë se kjo ngjarje është shumë e veçantë për të.

Lila theksoi se ka pasur momente kur me mish e shpirt ka dëshiruar që publiku të kuptojë se cila është ajo në të vërtetë, meksikane, për ç’gjë krenohet.

Muzicienti Willy Barcenas ka thënë se duket qartë se Lunas Awards është shumë e rëndësishme, dhe se është i lumtur që po merr pjesë në të.

Këngëtari Carlos Rivera, me rastin e pranimit të çmimit për baladën më të mirë, para të pranishmëve tha se është me fat sepse tashmë ka arritur që muzika e tij të dëgjohet në platformën digjitale dhe që dashamirët e këngëve të tija t’i blejnë incizimet./21Media