Vela tha se është e vështirë të refuzosh një klub si Barcelona

Vela tha se është e vështirë të refuzosh një klub si Barcelona

Carlos Vela i dha fund polemikave pse ai refuzoi Barcelonën, duke konfirmuar se pati bisedime me klubin katalanas. Sulmuesi i Los Angelos deklaroi se është e vështirë të refuzosh një klub të madh si Barcelona dhe se një interesim i tyre shpërblen punën që ka bërë në fushë.

29-vjeçari la të kuptojë se dështimi i transferimit të tij te katalanët erdhi pasi dy klubet nuk arritën një akord, që detyroi më pas Barcelonën të afronte Boatengun.

Gjithsesi Vela tha se ka treguar vlerat e tij në Spanjë me Real Sociedadin dhe se është gjithashtu i lumtur edhe që vesh fanellën e Los Angeles.

Ndërkohë, një arsye më shumë pse Barcelona kërkoi meksikanin ishte arsyeja se ai e njeh mjaft mirë La Ligën, pasi më parë ka luajtur me Real Sociedad për 6 sezone nga viti 2012 deri në 2018.