Carovska gati për kryeministre, Zaev ka favorit por nuk tregon

Ahmeti ende s’ka marrë propozime

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për kryeministër teknik ka një të preferuar, por të njëjtin nuk e bëri të ditur. Ai shtoi se do ta presë takimin për ta propozuar emrin, e pastaj për këtë duhet të vendosë bordi ekzekutiv i partisë.

Kam favorit por nuk e di a do të fitojë favoriti im. Unë jam person demokratik. Është normale që kam favorit sepse jam propozues i autorizuar para organeve të partisë por njëherë duhet të koordinohemi, pastaj të kaloje në bordin ekzekutiv  dhe pastaj në bordin qendror. T’i respektojmë të gjitha institucionet, madje edhe institucionet  politike që vendosin për këtij lloj çështjesh dhe në mbrëmje do të dihet se kush do të jetë kryeministër”, deklaroi Zaev

E ndërsa sot në mëngjes ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, tha se Maqedonia e Veriut është gati për kryeministre.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ende nuk ka marrë propozime për kryeministër teknik.

Takimi do të jetë në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos dhe ligjit për Qeveri, i cili parashikon tri partitë të arrijnë pajtueshmëri lidhur me ministrin e Punëve të Brendshme. Unë akoma nuk kam marrë propozime zyrtare. Kuptohet nga opozita do të propozojë ministër dhe do të bisedojmë për më të mirën e shtetit”, theksoi lideri i BDI-së”, deklaroi Ahmeti.

Zaev gjithashtu tha se është gati edhe dorëheqja e tij po pret vetëm kohën e duhur për ta nënshkruar./TV21

Back to top button