''SHBA dëshiron eliminimin e ndikimit rus në Ballkan''

”SHBA dëshiron eliminimin e ndikimit rus në Ballkan”

Profesori i Instituti të Uashingtonit Cato, Ted Carpenter, ka thënë se pret që ulja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë njëra ndër temat e diskutimeve ndërmjet zëvendës presidentit amerikan, Mike Pence dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në SHBA.

Ai ka thënë për mediat serbe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen për pajtimin në mesin e të gjitha grupeve etnike dhe do të insistojnë për trajtim të drejtë për të gjithë.

“Uashingtoni dëshiron në masë të madhe të kufizojë, ose edhe të eliminojë ndikimin rus në Ballkan, ashtu siç është edhe duke e bërë në vendet tjera, në Evropën lindore, Azinë qendrore dhe Lindjen e Afërt”, vlerëson Carpenter në prag të vizitës së Vuçiq në SHBA.