"Liverpool e di që ka një lojtar të mirë"

“Liverpool e di që ka një lojtar të mirë”

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se mbrojtësi Alexander-Arnold, ka kapacitetin për t’u bërë versioni i mesfushorit të Cityt, Kevin De Bruyne.

Arnold është bërë një ndër lojtarët më të mirë në klubin e “Reds”, pasi po arrin të bëjë shumë asistime.

Carragher beson që nëse lojtari vazhdon në këtë mënyrë do të arrij të bëhet si belgu.

“E kam parë në akademinë e Liverpoolit, djali im filloj aty është katër ose pesë vjeç më i ri. Liverpool e di që ka një lojtar të mirë. Janë disa lojtarë që mund të bëhen yje, por nëse mendon çfarë ka arritur në këtë moshë, ka fituar Ligën e Kampionëve. Është një ndër lojtarët më të ri në botë. Mbappe ka fituar Kupën e Botës, por për një mbrojtës të luaj në këtë nivel është e rëndësishme për klubin. Ka shumë përgjegjësi në moshë të re, nuk ka nevojë të bëhet yll, pasi është i tillë. Nëse do të luante në mesfushë do të ishte si De Bruyne, por për momentin nuk duhet të mendosh për t’ia ndërruar pozicionin pasi është duke luajtur shumë mirë”, deklaroi ai.

Liverpool këtë sezon është i “pamëshirshëm” në Premier Ligë pasi në shtatë ndeshjet e para ka fituar të shtatë ndeshjet, ndërsa të shtunën do të pres në “Anfield”, Liecesterin.