Carragher kritikon mbrojtësin shqiptar

Carragher kritikon mbrojtësin shqiptar

Jamie Carragher beson se Arsenali duhet të shesë mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.

Në një intervistë për Sky Sports, legjenda angleze e Liverpoolit tha se mendon “se kanë kaluar ditët e Mustafit duke luajtur në Ligën Premier”.

Ai është vetëm një nga ata mbrojtës. Kur dikush e bën atë gjë i bën të tjerët nervozë. Ju nuk mund të luani lojën tuaj, sepse ju jeni gjatë gjithë kohës duhet ta mbuloni edhe atë. Mendoj se pasi të largohet ai, do të jetë më mirë për të gjithë në Arsenal”, përfundoi ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Mbrojtësi i Topçinjve shënoi një autogol të hershëm në Anfield dhe ishte në fushën e lojës për 90 minuta në humbjen pas penalltive të Arsenalit në Carabao Cup ndaj Liverpoolit.

Paraqitja e tij e të mërkurës ndaj Liverpoolit, por edhe në përgjithësi e Mustafit është kritikuar shumë nga Carragher, i cili e ka këshilluar Arsenalin ta shes mbrojtësin shqiptar./21Media