Hazard nuk po kalon një periudhë të mirë

Hazard nuk po kalon një periudhë të mirë

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka folur për fillimin e vështirë të sulmuesit, Eden Hazard te Real Madridi.

Hazard u transferua gjatë afatit kalimtar për 100 milionë euro nga gjiganti anglez, Chelsea.

28-vjeçari për një kohë të gjatë u shikua si zëvendësuesi i Cristiano Ronaldo, që u largua vitin e kaluar.  Mirëpo, belgu në pesë ndeshjet e para ka dështuar t’i impresionoi fansat pasi nuk ka arritur të gjej rrugën drejt golit.

Për këtë gjë ka folur edhe braziliani Casemiro duke thënë sulmuesi është duke provuar.

“Hazard është duke provuar, por futbolli është i gjithi për gola. E dimë që është një ndër pesë lojtarët më të mirë në botë dhe është normale t’i nevojitet kohë për adaptim”, deklaroi ai.

Dje, Real Madridi barazoi me Club Brugge, me rezultat 2:2, në kudër të Ligës së Kampionëve.