Gruaja dhe vajza e mesfushorit gjendeshin në shtëpi

Gruaja dhe vajza e mesfushorit gjendeshin në shtëpi

Real Madridi dhe Atletico Madridin ndanë nga një pikë në ”Wanda Metropolitano”, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 0:0, shkruan rtv21.tv.

Pas ndeshjes mesfushori i “Los Blancos”, Casemiro, mori lajmin e keq se shtëpia e tij ishte bastisur nga hajdutët derisa ai ishte në fushë.

Në shtëpinë e mesfushorit gjatë momentit të vjedhjes, kanë qenë të pranishëm bashkëshortja dhe vajza e vogël e futbollistit. Hajdutët e kryen me “sukses” misionin, duke grabitur disa sende me vlerë në shtëpinë e Casemiros, që gjendet në zonën e “La Moraleja”. Në këtë lagje janë bastisur edhe më herët shtëpitë e lojtarëve të tjerë të Realit.

Fatmirësisht, bashkëshortja dhe vajza e Casemiros janë në gjendje të mirë, por sigurisht kanë kaluar momente frike dhe paniku./21Media