Felix do të shkëlqejë te gjiganti spanjoll

Felix do të shkëlqejë te gjiganti spanjoll

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, tha se sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix do të shkëlqejë te gjiganti spanjoll.

Felix u transferua këtë verë për 120 milionë euro dhe është në formë të shkëlqyer. Casillas gjithashtu ka të njëjtin mendim për portugezin.

“Felix është lojtar me një të ardhme të ndritshme. Do të bëj maksimumin. Përgjithësia vjen me çmimin që e kanë paguar. E di që klubi dëshiron trofe dhe njerëzit po e shohin si zëvendësim i Antoine Greizmann”, deklaroi ai.

I pyetur se nëse do të bëhej trajner në të ardhmen nuk e pranoi këtë gjë, mirëpo foli për Xavin i cili ka filluar karrierën si trajner.

“Xavi, si të gjithë bashkëlojtarët e mi në futboll, ka potencialin për të qenë trajner. Jam i sigurt se ai dhe Raul Valdes, Alonso do të jenë kryesorët në stol në vitet e ardhshme”, përfundoi ai.