Ai ka publikuar dy fotografi me një femër

Ai ka publikuar dy fotografi me një femër

Postimi i fundit i reperit të njohur kosovar, Capital T ka ngjallur reagime të shumta.

Ai ka publikuar dy fotografi me një femër të realizuara në helikopter, njërën ku shfaqën fytyrat e tyre dhe tjetra teksa ia mban dorën. Ndërkohë që në dorën e tij janë shfaqur shenja të buzëkuqit të femrës në fjalë.

Mirëpo për këtë gjë reperi nuk është deklaruar, e nuk dihet saktë se a po bëhet fjalë për ndonjë lidhje dashurie apo thjeshtë janë pjesë nga klipi, shkruan rtv21.tv

Kapo në këto fotografi ka marrë komente të shumta nga kolegët e fansat, ndër të cilët edhe reperi i njohur Majkaveli i cili i la këtë koment “Hej, hej”.

Ndërkaq, disa prej fansave të këngëtarit e uruan, e ka të atillë për të cilët këto fotografi aludojnë me një videoklip të mundshëm.

Projekti i fundit i tij është “O Ma”, që u publikua para tre muajsh./21Media