Cavani largohet në sezonin e ardhshëm

Cavani largohet në sezonin e ardhshëm

Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga France Football, e cila ka zbuluar se Leonardo nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të re ndërkohë që aktualja i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.

Cavani ka luajtur deri tani vetëm 326 minuta në kampionat dhe Tuchel nuk e shikon më si zgjedhjen e parë dhe rrugët pritet të ndahen por jo në janar pasi klubi nuk dëshiron të dobësojë sulmin.

Atletico Madrid është ekipi favorit për ta afruar uruguaianin ndërkohë që për të ka oferta edhe nga Kina apo SHBA.