Flamengo ka shfaqur interesim për Cavanin

Flamengo ka shfaqur interesim për Cavanin

Edinson Cavani mund të largohet nga PSG në fund të sezonit, ai është në vitin e fundit të kontratës me kampionin e Francës dhe largimi duket thuajse i sigurt.

Po të shtojmë edhe faktin që Mauro Icardi po kalon një periudhë të mirë në Paris, atëherë largimi i Cavanit nuk ka vend për diskutim.

Shumë klube kanë shfaqur interes për uruguaianin, ndërsa së fundmi në garë ka hyrë edhe Flamengo. Gjigantët brazilianë kërkojnë të bëjnë një afrim e bujshëm në ekip dhe një lojtar si Cavani do të ishte një luks për ta.

Por, çdo gjë varet nga dëshira e sulmuesit 32-vjeçar, i cili në rast se do të vendosë të lërë Evropën, atëherë Flamengo do të ishte destinacioni kryesor.

Gjithsesi, ka ende kohë deri në fund të sezonit dhe gjërat mund të ndryshojnë./21Media